Emigruan ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, kthehen 40 shqiptarë

Aktualitet Bota

Deportohen nga Britania 40 shtetas shqiptarë. Një charter me 40 te deportuar nga Britania ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 11 e 30.

Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Pas intervistave dhe procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit 40 shqiptarët e deportuar janë pritur nga familjarët e tyre.

Shumica e të deportuarve kanë punuar në punë të zezë, si në ndërtim, por ka edhe nga ata që janë të dënuar për vepra penale në Britani. 40 shqiptarë e deportuar jashtë kamerave për News24 shprehen të pakënaqur nga trajtimi i shtetit britanik sidomos pas deklaratës të ministres së brendshme britanike Braverman.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?