Politike

Alibeaj: E kuptoj hallin e atyre që bëjnë lëvizje agresioni, por unë përfaqësoj demokratët!

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të 4 deputetëve të PD.

Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se është pikërisht ai drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke nënvizuar qartë; Jam unë përfaqësuesi i demokratëve.

Alibeaj iu dha kështu përgjigje lëvizjeve të demokratëve për ta shkarkuar atë nga kreu i grupit, duke propozuar Ervin Salianjin.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale.

Mes te tjerave ai shtoj se është dakord qe demokratet te shkojnë bashke ne zgjedhje.

Kujtojmë se Alibeaj përjashtoi nga grupi i PD-së, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tritan Shehun si dhe Agron Shehajn.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?