Peleshi: Forcat e Armatosura do pajisen me raketa anti-tank dhe kundërajrore

Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka prezantuar sot disa nga arritjet e ministrisë nën drejtimin e tij.

Peleshi ka theksuar si arritje të rëndësishme nisjen e ndërtimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, nënshkrimi i kontratës për shërbimet satelitore si dhe rritja me 30% e pagës për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Peleshi tha se pas nënshkrimit të kontratës për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia, Forcat e Armatosura do të pajisen me sistem raketor anti-tank “Javelin” si dhe me atë kundërajror “Stinger”.

“Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike. Përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). FA do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger“.

Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane”, tha ndër të tjera Peleshi në një konferencë për mediat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?