Adnand Xholi zgjidhet drejtues i seksionit të krimit të organizuar, zëvendëson Dumanin!
Adnand Xholi do të jetë drejtues i ri i seksionit të krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Xholi zëvendëson kështu në këtë pozicion ish drejtuesin Alti Dumani i cili tashmë është zgjedhur drejtues i SPAK.
Ndërkohë që gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton se Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK, do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi.
Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.
Total 0 Votes
0
0