Edi Rama zbardh takimin me presidentin Begaj

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin e zhvilluar mëngjesin e sotëm me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se gjatë këtij takimi ka informuar presidentin Begaj lidhur me çështjet kryesore të këtij viti qeverisës si dhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu u fol dhe lidhur me ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e sotme rreth orës 13:00 kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe. Në fokus të këtij takimi do të jenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 Maj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?