Duka përshëndet nismën e Edi Ramës: Lajm i mrekullueshëm për lojën e bukur të futbollit

Sport

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përshëndet nismën e kryeministrit Edi Rama për nisjen e punimeve për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë. Ai e konsideron atë një “lajm të mrekullueshëm” për futbollin.

“Lajm i mrekullueshëm per futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve.

Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, shkruan Armand Duka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?