Dëmtohen statujat në parkun e qytetin e Korçës

Aktualitet

Një pjesë e statujave në parkun e qytetit juglindor të Korçës është dëmtuar rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ku persona ende të paidentifikuar i kanë rrëzuar statujat nga platformat e tyre, duke i shkaktuar kështu thyerje dhe dëmtime të tjera.

Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Punonjësit kanë parë dëmtimet e shkaktuara dhe kanë njoftuar policinë.

Statujat janë realizuar nga artistë të vendeve të ndryshme të botës dhe janë vepra të artit bashkëkohor. Policia po punon për të bërë të mudnur arrestimin e autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?