Pro-serbi Richard Grenell akuzon Kurtin se po arreston protestues

Bota

Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Berlin

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi gjatë presidencës së Donald Trump, Richard Grenell akuzon Kosovën si fajtore për tensionet në veri të vendit.

Grenell, i cili njihet tashmë për qëndrimet e hapura pro-serbe, ka habitur jo pak me deklaratën e tij të fundit për dhunën e ekstremistëve serbë në veri të Kosovës që prej ditësh mbajnë të bllokuara rrugët e vendit dhe qëllojnë me armë zjarri këdo që i afrohet.

Sipas Grenell, fajtor për këtë është kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Dhuna e fundit në Kosovë është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare”, shkruan Grenell, i cili ka dhe një propozim për Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

“Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë, të ndalojë dërgimin e forcave speciale në veri – duke kërkuar në të njëjtën kohë heqjen e barrikadave. E gjithë kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë”, shkruan ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?