“Ka një problem të përgjithshëm teknik, do të rregullohet shumë shpejt. Mund të veproni në ATM dhe në arkë”, thuhet në komunikimin zyrtar të bankës ditën e hënë.
Ndërsa më herët një komunikim elektronik nga e-Albania për mënyrën e pagesës alternative të aplikimeve, ka treguar gjithashtu se sistemi i bankës ka probleme. “Mund të kërkoni në seksionin Mesazhet e mia dhe të paguani fizikisht, pasi për shkak të sulmit kibernetik banka ka vështirësi në kryerjen e pagesave”, komunikim elektronik nga e-Albania për mënyrën e pagesës alternative të aplikimeve.
Por, me sa duket nuk paska qenë një problem teknik. Pasi në video shihet se të dhënat e marra nga Banka Credins, në faqen e hakerave janë regjistruar me datë 19 (e Hënë), 20 dhe 21. Pikërisht në ditët kur Stafi i Credins njoftoi se ka probleme në dhënien e shërbimit online.
Ndërkohë, prej mesditës së të mërkurës Credins njoftoi se webfaqja e bankës është rikthyer. Por, aplikacioni dhe veprimet online ende jo. Pasi sistemi vazhdon të jetë në duart e hakerave iranianë.
Sipas pamjeve të publikuara në video, ata kanë mundur të hakerojnë acauntet e punonjësve të bankës. Një nga rastet është i punonjëses Oldesa Osmenaj, e cila është menaxhere e një nga degët e Credins Bank.
Hakerat kanë mundur të hyjnë në usersin e saj dhe të marrin në duar të gjitha dosjet, kontratat dhe të dhënat, duke përfshirë këtu edhe të dhënat e klientëve. E pra me sa duket, hakerat nuk po ndalen. Përveç portaleve qeveritare po sulmojnë edhe ato private, duke cenuar në maksimum sigurinë e qytetarëve.
Kliko ketu pë videon: http://