“Tifozat Kuq e Zi” festojnë 19-vjetorin e krijimit”

Sport

Tifogrupi më i madh i kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi festojnë ditën e sotme 19-vjetorin e themelimit teksa përgjatë gjithë kësaj kohe ata i kanë qëndruar besnik ngjyrave të tyre dhe Shqipërisë në momentet e saj më të vështira, por edhe më të bukurat.

Nëpërmjet një video nga qyteti i Krujës, në rrjetet sociale TKZ thekson se qëllimi i tyre mbetet bashkimi kombëtar.

“Sot, Tifozat Kuq e Zi mbushin 19 vite nga themelimi me përkulje dhe falënderime çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim fisnik, ku qëllimi i vetëm ishte dhe vazhdon të jetë t’i mbledhim rreth vetes të gjithë tifozët shqiptarë dhe unifikim drejt idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga të parët tanë e që asht bashkimi kombëtar.

Andaj, ju ftojmë të gjithë ju të na bashkëngjitni në ketë rrugëtim. Më poshtë gjeni një video të shkurtër me rastin e 19 vjetorit të themelimit, aktivitet i cili u mbajt në Krujën tonë të bukur, në Krujën e Skënderbeut. O sa mirë me qenë shqiptar! “

 

 

 

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?