Shtyhet sërish seanca për statutin e PD

Aktualitet Politike

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e caktuar për këtë të enjte në Gjykatën e Apelit për statutin e PD, ankimim i bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë për shkak se avokati i PD të Alibeajt ka bërë kërkesë për dorëheqjen e relatores Irida Kacerja për shkak se   paragjykohet çështja. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në 17 janar.

Pas përfundimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i dërgoi në gjykatë ndryshimet e miratuara në statutin e PD-së, ku ndër të tjera u vendos edhe shkarkimi i strukturave drejtuese të partisë. Gjyqtari Agron Zhukri vendosi t’i regjistrojë këto ndryshime duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit, si organin drejtues të partisë.

Disa ditë më pas, Enkelejd Alibeaj e ankimoi vendimin e gjyqtarit Zhukri në Apel duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë dhe njohjen e statutit të miratuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit, ku ndër të tjera përjashtohet edhe Berisha nga partia përmes një neni të posaçëm që përcakton largimin nga PD të çdo personi të shpallur “non grata”.

Edhe deputetët e PD janë ndarë në dy kampe. Demokratët që janë me Alibeajn, më herët janë shprehur se nëse Gjykata e Apelit vendos t’ia japë vulën Sali Berishës, atëherë dhe ata do t’i bashkohen, pavarësisht shpalljes non-grata.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?