Mitsotakis në Himarë: Keni mbajtur të ndezur në zemrat tuaja flakën e helenizmit dhe ortodoksisë

Aktualitet

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur para banorëve të Himarës duke premtuar mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek.

Mitsotakis ka falënderuar të pranishmit, duke iu drejtuar si miq, të dashur dhe ka kujtuar se Shqipëria ka detyrim të respektojë dhe mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.
Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mbështesim Shqipërinë në BE. Detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.
E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj. Greqia ka lënë pas krizën dhe është tashmë një shtet i fuqishëm”, deklaroi Mitsotakis.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?