Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-3 në “extra time” dhe të dy ekipet u janë drejtuar penalltive. Futbollistët argjentinas kanë qenë më të saktë në goditjet e tyre dhe në fund, gjithçka është ndarë me rezultatin 4-2.
Një fund i trishtë për lojtarët e Francës dhe veçanërisht për Mbappe. Sulmuesi luftoi bahskë me pjesën tjetër të ekipit, çdo moment, duke kthyer rezultatin për tu harruar të pjesës së parë, derisa e çoi skuadrën e tij në penallti.
Sulmuesi francez u bë mbrëmjen e sotme lojtari i dytë që shënon tre herë në një finale të Kupës së Botës, duke krahasuar përpjekjet e Geoff Hurst të Anglisë në 1966! Kylian Mbappé nuk mund ta përballonte trishtimin e momentit dhe u largua mes lotëve drejt pankinës, duke mbuluar fytyrën me fanelë.

Misioni i Messit ka përfunduar, shkruajnë mediat ndërkombëtare, tekas thonë se dy golat e tij në atë që do të konsiderohet si një nga, nëse jo finalja më e mirë e Kupës së Botës, por e të të gjitha kohërave!