Përfitimet shëndetësore të lëngut të boronicës

Shendet

Boronica është një frut i pasur me antioksidantë. Ajo përmban minerale, vitamina, flavonoide, por megjithatë nuk është frut që ka shumë kalori.

Disa studime kanë treguar që pirja e vetëm 30 ml lëng të kulluar të freskët të boronicës mund të përmirësojë funksionin e trurit te personat e moshuar.

Studimet janë bërë në njerëz të moshës midis 56 dhe 77 vjeç, të cilët çdo ditë kanë pirë lëng të freskët boronice. Rezultatet kanë treguar që është arritur përmirësim i funksionit konjitiv, qarkullimit të gjakut në tru dhe në të menduarit e reagim më të shpejtë në situata të caktuara.

Nëse lëngun e boronicës e pini 12 javë çdo ditë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet.

“Konsumimi i boronicës do t’ju japë energji dhe do t’ju përmirësojë funksionet madje në mënyrë të shëndetshme”, ka thënë studiuesja Joanne Butler nga Universiteti Exeter.

Boronica nuk përmban sasi të larta të kalorive, ndaj rekomandohet edhe për personat që duan të humbin peshën e tepërt dhe për shkak të pranisë së vitaminës A, ka një efekt të dobishëm në sy dhe shikim.

Ky frut forcon sistemin imunitar, dhe për shkak të indeksit të ulët glicemik, ndikon pozitivisht edhe në rregullimin e sheqerit në gjak. Gjithashtu mund të ndihmojë me infeksionet e traktit urinar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?