Alibeaj prezanton kryetarin e ri të PD Durrës ( Foto)

Politike

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar kryetarin e ri të PD në Durrës, Joni Myshketën.

Ka qenë Alibeaj i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka ndarë pamje nga ky takim i cili u mbajt ditën e djeshme, ku të pranishëm ishtë edhe Ferdinand Xhaferri dhe Flamur Hoxha.

Alibeaj shton se demoktratët po kalojnë një periudhë të vështirë mes problemeve të brendshme dhe regjitmit të Edi Ramës.

Më tej ai thekson se vetëm një ndryshim rrënjesor, me alternativën dhe mendësinë e një klase të re politike, do të mund të risjellë shpresën dhe mirëqenien e merituar për shqiptarët.

“Dje në prezantimin e Kryetarit të degës së PD Durrës, Joni Myshketa. I riu durrsak që do të drejtojë një nga degët me të rëndësishme dhe vitale të demokratëve.

Takimi i djeshëm me pjesëmarrjen dhe Ferdinand Xhaferrit, i deleguari i qarkut dhe Sekretarit Organizativ Flamur Hoxha, i shërbeu dhe procesit të riorganizimit të PD-së në Durrës.

Demokratet po kalojnë një periudhë të vështirë mes problemeve të brendshme, por një gjë është e qartë: përballë nesh qëndron Edi Rama! Në krye të një regjimi që po i varfëron dhe largon shqiptarët çdo ditë e më shumë.

Vetëm një ndryshim rrënjesor, me alternativën dhe mendësinë e një klase të re politike, do të mund të risjellë shpresën dhe mirëqenien e merituar për shqiptarët”, shkruan Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?