Vizita në Azerbajxhan, Balluku: Do hapen ambasadat respektive në Tiranë dhe Baku

Aktualitet

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka njoftuar se do hapen ambasadat respektive në Tiranë dhe në Baku. Gjatë vizitës zyrtare në takim me Presidentin Aliev , Ministrin e Jashtëm Mammadov dhe Ministrin e Energjisë Shahbazov, Balluku bëri të ditur se në takim u diskutuan çështje ekonomike dhe diplomatike që prekin dy vendet. Në takim, ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

POSTIMI I BALLUKUT:

Baku – gjatë vizitës zytare në takim me Presidentin Aliev , Ministrin e Jashtëm Mammadov dhe Ministrin e Energjisë Shahbazov.- hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku. – Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën. – Pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës , ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?