Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me presidentin Ilham Aliyev.
Rama shihet i shoqëruar nga zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, si dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Kreu i qeverishë shkruan se me presidentin Aliyev u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi si dhe e ka falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë” shkruan Rama në postimin e tij.
Kryeministri Rama ditën e djeshme ndodhej në Bruksel sesionin e diskutimit mbi Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa sot ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit.
Kujtojmë që më herët presidenti i Azerbajxhanit ka qenë në Shqipëri, ku u tha se do të hapte një rafineri nafte në vendin tonë, që do ndikojë në uljen e çmimit të naftës.