Rama: Do të ketë një pistë 5.3 km, fituesi shpallet në janar

Aktualitet

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është hapur gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Elbasan.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama thekson se 5 nga studio më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 kanë shprehur interesim për investimin shqiptar.

Rama thotë se ky projekt parashikon të investojë në një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare.

“Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar, që do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve.

Sot ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?