Politike

Berisha për protestën : “Do zhvillohet para Kryeministrisë. Bashkia të mos përzihet”

Sali Berisha ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku mes të tjerash doli edhe mbi protestën e 6 dhjetorit dhe faktit që policia nuk ka pranuar që ajo të mbahet përballë kryeministrisë, pasi është brenda zonës së sigurisë, pasi atë ditë mbahet edhe samiti BE-Ballkan Perëndimor.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?