Laboratori i KOKAINËS në Fier, reagon Çuçi: Asnjë kompromis me KRIMIN dhe ata që shkelin ligjin!

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pak më parë në lidhje me aksionin për zbulimin e një laboratori droge në Frakull të Fierit, që çoi në arrestimin e 10 shtetasve shqiptare.

Ai thotë se kjo është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga policia e shtetit ndërsa shton se nuk ka asnjë kompromis me krimin dhe këdo që bëhet palë me të.

“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit.

Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”,  shkruan Çuçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?