Kushtetuesja s’pranoi të shqyrtojë kërkesën e PD-së për Komision Hetimor, reagon Bardhi: Akt i paprecedentë! Ndryshuan objektin e kërkesës

Aktualitet Politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e PD për Komisionin Hetimor në lidhje me investimet strategjike.

Në në postim në Facebook, Bardhi shkruan se ky është një akt i paprecedentë dhe se sipas tij gjykata ka ndryshuar objektin e kërkesës së deputetëve të PD.

Postimi i plotë i Bardhit:

Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.

Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.

Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?