Çfarë ndodh me një avion kur humbet lartësi për mungesë ajri?

Bota

Gjatë një “xhepi ajri” avioni humbet papritur lartësinë jo sepse i mungon ajri, siç sugjeron gabimisht termi, por sepse has në një tërheqje të fortë që e zvarrit poshtë për disa dhjetëra metra, por me shpejtësi të madhe (rreth 140 km/h ), shkruan focus.it.

“Rënia”, krejtësisht e padëmshme, zgjat disa çaste, sepse zona e rrymave është e vogël dhe avioni, duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, e kalon atë shumë shpejt. Përshpejtimi më pas prodhon një ndjesi të pakëndshme e quajtur në gjuhën e aeronautikës “slitë me rul”.

Në të kaluarën, xhepat e ajrit dhe turbulencat ishin të rrezikshme, sepse avionët, të bërë prej druri dhe kanavacë, ishin të brishtë: nëse ekspozoheshin ndaj presionit shumë të fortë ata mund të thyheshin.

Struktura e një avioni modern, nga ana tjetër, mund të lëkundet shumë, madje edhe në mënyrë të dhunshme, po pa u dëmtuar.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?