E premte, 02 Dhjetor, 2022

Alibeaj: Kandidatët janë gati, shpallja e tyre bashki më bashki nis nga java tjetër

Politike

“Partia Demokratike nuk mund t’ia lejojë vetes të mos futet në zgjedhje. Unë përgjigjem vetëm për këtë pjesë. PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje në të 61 bashkitë, me këshillin bashkiak dhe me kandidatët. PD-ja do të dalë me një kandidat. Nëse i referoheni 6 marsit, PD-ja ka pasur një kandidat, ndërsa kandidati tjetër ka qenë i Shtëpisë së Lirisë, që ishte koalicioni mes LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër. Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës.”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?