Vuçiç: Nuk ka asnjë marrëveshje, Borrell: Kurti nuk pranoi

Rajoni

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell u shpreh i zhgënjyer dhe ju drejtua ashpër palëve, sidomos Kosovës, për shkak se uk e pranoi propozimin e BE.

Pas takimit që zgjati disa orë në Bruksel, Borrell tha Bashkimi Evropian e ka bërë një propozim për të dalë nga kriza dhe atë e ka pranuar Vuçiç, por e ka refuzuar Kurti.

Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuciq e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

Borrell theksoi se do të nxjerrën konkluzione mbi mënyrën se si po shkon dialogu dhe se do të informojë shtetet anëtare të BE-së për “sjelljen e palëve” dhe për mungesën e respektit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht Kosovës.

“Ne do t’i informojmë shtetet anëtare, do të t’i informojmë kolegët e mi, ministrat për Punë të Jashtme dhe partnerët tanë për sjelljen e palëve të ndryshme dhe për mungesën e respektit ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, vecanërisht për Kosovën”, tha Borrell.

Kryediplomati evropian kësaj radhe nuk ka zgjedhur gjuhë shumë diplomatike për të shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se “e di që kjo çon sinjal shumë negative politike”.

Në praktikë marrëveshja i kërkonte Vuçiçit që të ndalojë lëshimin e targave “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?