Dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas fjalorit të përdorur në adresë të kryeministrit Rama.
Ndonëse akuzat e Ramës ishin që dy deputetët kishin ardhur të dehur në seancë plenare, në procesverbalin e Kuvendit për masën ndaj tyre, ky fakt nuk përmendet.
Sipas sekretariatit për Etikën, dy deputetët duhet të marrin masën disiplinore pasi kanë “përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit; kanë kryer sjellje të pahijshme në sallën e seancës plenare duke shkelur etikën parlamentare”.
Lidhur me vendimin ka reaguar sërish deputeti i PD-së, Edi Paloka: “Çudi, nuk paskemi qene “te dehur” siç përsëriste i shpërfytyruari në seancë plenare!!!
Në fakt thjeshtë i kthyem reston për lumin e sharjeve dhe fyerjeve që ai lëshoi një ditë më parë ndaj opozitës dhe kjo është më e pakta që ai meriton”.