EMRAT/ Struktura e re e Partisë së Lirisë

Politike

Në një dalje për mediat Silva Caka pohoi se në postin e zëvendëskryetarit është rimëruar Agim Nesho.

Ndërkohë në postet e nënkryetarëve, që do të jenë 4, janë konfirmuar Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Po ashtu mësohet se Tedi Blushi është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë, mes tyre Monika Kryemadhi.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Mes anëtarëve të Kryesisë futen ex-officio dhe Ilir Metaj, Kryetari i PL-së, Edmond Haxhinasto, Kryetar i KDK-së dhe Floida Kërpaçi, Kryetare e LRI-së.

Deklarata e plotë e Silva Cakës:

Siç e keni ndjekur, dje u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë e cila në bazë të detyrimeve stature kishte përgjegjësinë për të zgjedhur strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, të cilat janë përkatësisht.
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë.
Kryesia u vendos të përbëhet nga 25 anëtarë duke respektuar detyrimet statutore për përfaqësimin e barabartë gjinor.
Komisioni i Zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave shpall sot përbërjen e kryesisë dhe funksioneve drejtuese të tjera, respektivisht si më poshtë.
Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë është zoti Tedi Blushi
Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, është zoti Agim Nesho
Nënkryetarët e Partisë së Lirisë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë:
Monika Kryemadhi
Agim Nesho
Elona Guri
Erisa Xhixho
Endrit Braimllari
Silva Caka

Eriona Bixha
Petrit Vasili
Ana Hazizaj
Edmond Panariti
Agron Çela
Tedi Blushi
Ardit Cela
Brunilda Paskali
Kejdi Mehmetaj
Nora Malaj
Genci Gjokutaj
Petraq Milo
Miranda Rira
Kristian Kina
Klevi Pojana
Aurela Agalliu
Dhe njëkohësisht edhe tre anëtarë të cilët për shkak të funksioneve që mbajnë në Partinë e Lirisë janë pa votim konkretikisht: Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?