Tragjike në Selanik, ishte duke rregulluar gomën e makinës, 47-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga kamioni

Rajoni

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Selanik. Mësohet se shqiptari u përplas nga një kamion për vdekje, teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës.
Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Michail Psellou” në Analipsi të Selanikut, ndërkohë që 47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rrethanat e aksidentit, siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës, janë duke u hetuar nga Departamenti i Policisë Charilaou Analipsi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?