Mblidhet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë
Ditën e sotme, Partia e Lirisë po zhvillon Konventën Kombëtare, në të cilën do zgjidhen forumet e reja drejtuese të partisë. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar. •Mbajtja e Konventës vjen disa ditë pasi Partia e Lirisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike, në funksion të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
FJALA E METËS:
Ne do të thyjmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipermarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurencen dhe thithur investimet e huaja. Ne do ti japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo cdo kontrate tjeter që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet.
Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet.
Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja.