Belind Këlliçi: Mos ushqeni me klikime llogoret mediatike! Janë fake si porositësi i tyre.

Aktualitet Politike

Belind Kellici:

Titujt e portaleve “plumb për armikun” Belind Këlliçi
E kam marrë parasysh qysh ditën që i hyra kësaj rruge, se dirigjenti i bashkisë do të na qeraste me këto tituj sensacionalë. Qëllimi është një dhe i vetëm:
Të negativizohen primaret në Partinë Demokratike, të kthehen në një betejë të brendshme, që ujërat të turbullohen e të harrohen për disa muaj aferat e Erion Sharrës.
Një titull. Një dorë. Shumë portale. Mjafton të lexosh një dhe ke lexuar dhjetë.
Mos ushqeni me klikime llogoret mediatike! Janë fake si porositësi i tyre.
Ju ftoj të ndiqni intervistën e plotë, dhënë për gazetarin Endri Xhafo në emisionin LOG në ABC News dhe do kuptoni pse Veliajn e kanë sikletosur primaret në PD dhe kandidatët e opozitës, që janë të gjithë, pa përjashtim, vite dritë larg modelit të propagandës së tij!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?