Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u dërgua në spital herët të premten pas një sulmi që ndodhi në shtëpinë e çiftit në San Francisko.
Sipas Guardian, zyra e Pelosit tha se ai ishte “sulmuar dhunshëm” nga një person që hyri në shtëpinë e Pelosit dhe aktualisht gjendet në spital.
“Sulmuesi është në paraburgim dhe motivimi i sulmit është nën hetim”, tha zyra e kongresmenes së vjetër demokrate dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve.
Total 0 Votes
0
0