Rama sulmon deputetin Shehaj: Një ballist foltoreje, ka ndërtuar pa leje

Aktualitet

Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të PD Agron Shehajn i cili tha se biznesin e tij policia e ka bllokuar prej ditësh për hakmarrje politike.

Rama e quajti Shehajn një “ballist foltoreje” teksa tha: “Po për çfarë t’ja mbyllim gojën ne atij se ai sa herë flet ne na jep pikë, si ti mbyllim gojën atij? Ti mbyllësh gojën dikujt që të jep pikë?”

Edi Rama: E vërteta është komplet tjetër e kanë një pafytyrësi monumentale. Policia s’ka vajtur te biznesi i deputetit. Policia ka vajtur në mbështetje të Inspektoratit në vazhdën e operacionit për të bllokuar e sekuestruar e konfiskuar të gjitha metrat katrorë të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi nga ata oligarkët që na i faturojnë ne por që në fakt janë këta që janë mësuar të ushqehen prej tyre.

Ka bllokuar godinën për të cilën pronarja thoshte e kam hotel e brenda na gjendet një biznes i një deputeti, një ballist foltoreje se e them këtë të ballisitit se është për të qeshur se këta që në kohën e Shefqet Musarait e atyre epopeve dalin të fshehur nëpër kotece.

Doli brenda një biznes në një ndërtim pa leje. Dakord, ka hyrë atje, këta se kanë problem të shkelin rregulla sidomos me ndërtimet kanë raport patologjik se i duan pa leje po si ka mundësi kap foltoren në Parlament e fillon “policia regjimi Rama e merr emra nëpër gojë”.

“Duan të më mbyllin”. Po për çfarë t’ja mbyllim gojën ne atij se ai sa herë flet ne na jep pikë, si ti mbyllim gojën atij? Ti mbyllësh gojën dikujt që të jep pikë?

Bën dhe viktimën e fjalës së lirë dhe pavarësisht nga fakti që ne po i japim një goditje përfundimtare atyre që janë mësuar të hapen jashtë lejeve për qëllime fitimi, pra më të pasurve, janë po këta që çojnë në Gjykatë Kushtetuese ankesë. Po ç’punë ka një parti politike të ankohet pse shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit?

Shumë e thjeshtë, sepse janë bashkë ndryshe nga çfarë thonë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?