E FUNDIT / Paralizohet trafiku ajror me Italinë, TIA jep njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se për ditën e sotme janë anuluar të gjitha fluturimet drejt Italisë, përveça tyre me karakter humanitare, emergjence mjekësore dhe të kërkim shpëtimit.

Njoftimi i plotë i TIA:

TIA njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror më Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë (Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) për në Aeroportin Ndërkombetar të Tiranës (TIA) do të anullohen për ditën e sotme.

Nga ky njoftim përjashtohen: Fluturimet Ambulancë, Medvac, Fluturimet e Kërkim-Shpëtimit, Fluturimet Humanitare

Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?