Alibeaj: “Hapja e Dosjeve, detyrim për ne”

Politike

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka folur ditën e sotme në lidhje me projektligjin e hapjes së Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Alibeaj deklaroi se hapja e Dosjeve është një detyrim për të gjithë në mënyrë që vendi të shkëputet nga e shkuara dhe trashëgimia e regjimit.

Ai shtoi se projektligji duhej depozituar më parë, ndërsa tha se nuk ka asgjë triumflaiste për këtë vendim pasi PD ka pasur mundësi ta bënte transparencën kohë më parë.

“Publiku duhet të informohet për çfarë ndodhi dje, kjo iniciativë për dekomunistizimin është diçka më e madhe se hapja e Dosjeve. Nga ana jonë ka pasur disa iniciativa ligjore dhe duhet të them, iniciativa e parë ka pasur synim përkujtesën, bëhet fjalë për ligjin që synonte që burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë. Është nga ato hapat e lënë në hije por kujtesa është një element i rëndësishëm që ka marrë vëmendjen tonë.

 

 

E dyta është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, është projektligj i plotë dhe ka filluar puna e kkonsultimit që në vitin 2018 dhe në gusht është depozituar nga ana jonë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e regjimit totalitar komunist.

E treta ka të bëjë me hapjen e Dosjeve, ligji për informimin e publikut lidhur me dosjet e ish-Sigurimit. në 2015 është miratuar ligji për autoritetin për informimin e dosjeve. Është bërë një avancim i lehtë drejt hapjes së tyre u jepej mundësia që vetëm 2 kategori të kishin mundësi të njoheshin me dosjet, e para u jepeshin viktimave dhe e dyta autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit. Sigurisht ishte e paqartë  se pse u jepej aksesi autorëve të krimeve. Edhe sot që flasim sa pa hyrë në fuqi ligji i votuar dje publiku i gjerë e ka ë pamundur të shkojë te Autoriteti dhe të paraqesë një kërkesë dhe të marrë atë që kërkon, e pamundur.

që të bënim hapjen e plotë të dosjeve duhet të shkëputemi nga e shkuara komuniste, duhet të shkëputemi nga trashëgimia dhe tranzicioni, asgjë triumfaliste nuk ka në këtë vendim, më mirë onë sesa kurrë. Ka pasur mundësi PD ta bënte transparencën kohë më parë. Shoqëria nuk mund të vazhdonte duke mos njohur të shkuarën e vetë, nuk do mund të reflektonte dhe të nxirrte mësime për të ardhmen. Tranzicioni na ka treguar çfarë ndodh kur nuk bëhet transparencë për sigurimin e shtetit. Duhet të bëhej më parë, në emër të të gjithëve. E bëri e gjithë Europa Lindore. Vetëm këtu nuk u bë”, deklaroi Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?