Momenti për të u pastruar nga çdo e shkuar e errët e krimeve të komunizmit mbjellur këto nëpërmjet ish-sigurimit.

Aktualitet Politike
SHPETIM AXHAMI-KREU LEGALIST: Gjithmonë kemi kërkuar hapjen e dosjeve dhe kemi marrë masat tona statutore dhe organizative për të qenë një subjekt politik i pastër, larg ish-Sigurimit të Shtetit.
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Partia Lëvizja e Legalitetit mbeshtet çdo ligj dhe ndryshim ligjor i cili sado pak zbardh pjesën e errët të dosjeve të ish-Sugurimit Shtetit.
Zbardhja e këtyre dosjeve në çdo moment, e kërkuar kjo në vazhdimësi nga opozita, për të pastruar njëherë e mirë çdo strukturë dhe institucion të lartë shtetëror, kryesisht nga ata që projektuan këto dosje, si dhe prej atyre që bashkëpunuan me vullnet në pregatitjen e tyre, është një domosdoshmëri e vonuar.
Për PLL , vetë statuti i saj neni 11 i tij, i’u ndalon antarësimin dhe të qenurit pjesë e saj të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj strukture levë e regjimit diktatorial komunist, duke e bërë atë një subjekt të pastër larg ish-Sigurimit të Shtetit.
Vetë kryetari aktual i PLL z.Shpëtim AXHAMI, mbështetur në atë që duhet, kemi kërkuar dhe parashikohet në statutin e partisë tonë, në Kuvendin e XIX-të i’u ka paraqitur të deleguarve pastërtinë e figurës së tij marrë kjo nga Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit.
Momenti për të u pastruar nga çdo e shkuar e errët e krimeve të komunizmit mbjellur këto nëpërmjet ish-sigurimit.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?