Rama: Pedagogët ta harrojnë rritjen e rrogës

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Gjirokastër ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se rritje tjetër page në mënyrë uniforme për pedagogët nuk do të ketë.

Sipas asaj që deklaroi kreu i qeverisë, rritja e radhës do të jetë për pensionistët, mësuesit, infermierët, mjekët, policët e ushtarakët. Ndërsa pedagogët, shtoi ai, mund ta shtojnë vetë rrogën duke u angazhuar në projekte.

“Rrubla-çorbën që thotë Shqipëria në rrezik, dhe ato pedagogë, sindikata me demek, me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë prapë rritje page në kushtet sot kur jo vetëm iu është rritur paga, por iu është rritur më shumë se të tjerëve sepse një pjesë ua ka rritur qeveria, një pjesë ua rrit ajo autonomia, që autonominë shumëkush prej tyre e kujton që është vetëm liri, jo përgjegjësi. Autonomia është në radhë të parë përgjegjësi. Ata që dalin atje ta harrojnë që do të kenë një rritje tjetër sepse rritjen tjetër do ta kenë zjarrfikësit, rritjen tjetër do ta përgatisim për pensionistët, rritjen tjetër do ta bëjmë për mësuesit, për infermierët, për mjekët, rritjen tjetër do ta bëjmë për policët, rritjen tjetër do ta bëjmë për ushtarakët, kurse për ata mesazhi im është shumë i thjeshtë. Nuk jeni as si pensionistët, as si ushtarakët, nuk jeni as si punonjësit e policisë, nuk jeni as si mjekët, as si infermierët që marrin një gjë fikse. Jeni me autonomi, pra një pjesë do ta merrni nga qeveria, një pjesë do ta nxirrni vetë. Do e nxirrni vetë duke bërë projekte, duke e futur universitetin në treg, duke shfrytëzuar projektet europiane e kështu me radhë. Nuk jemi këtu për t’u bërë llogaritë atyre sepse pjesa dërrmuese janë në mësim. Janë në mësim dhe nuk dalin të bëjnë selfie te dera për t’i parë ‘syri i qimit’ dhe për t’i nxjerrë pastaj bashkë me media të tjera të cilat kanë halle të tjera”, u shpreh kreu i qeverisë.

Po ashtu, Rama tha se pedagogët nuk mund të protestojnë dhe të lenë studentët pa mësim në një kohë kur paga aktualisht iu është rritur.

Sipas tij, protesta e pedagogëve udhëhiqet nga “një figurë e SHIK-ut ndërsa atij i bashkohen një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet me foltoren dhe që për turpin e tyre bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave, e çorbës së rublave, “non gratave” dhe spiunëve të fshehur 30 vjet”. /abcnews.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?