Erion Veliaj në ankth prej Kalasë: Nuk do e lejojmë të kandidojë!
Kalaja nuk kurseu akuzat ndaj SPAK dhe drejtuesit të këtij institucioni, Arben Kraja pasi i akuzoi si të shitur tek pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ajo sqaroi se me vendim të Gjykatës Kushtetuese godina e Teatrit Kombëtar është pronë e Ministrisë së Kulturës dhe jo e Bashkisë së Tiranës prandaj sipas saj Bashkia është në kundërshti.
ndodhen hetimet. Më e shumta që do të infektohet zoti Kraja është sëmundja e shërbimit ndaj të drjetës. Ne kemi qenë një hap para pushtetit. Ne i kërkojmë takim nga një grup aktorësh, i kërkojmë një informacion për fazën procedurale ku ndodhën hetimet. I kemi kërkuar vendosjen e sekuestros preventime teatrit që mbetet një skenë krimi. Këta nuk e dëgjojnë Veliajn që thotë unë do nis ndërtimet, e dëgjojnë por janë nën presionit e Ramës dhe Veliajt. I garantoj Erion Veliajt se nuk do e lejojmë që të kandoidojë për një mandat të tretë, sa të vij momenti që të kandidojë ai do jetë pas hekurave. Artan Lame duhet të ishte këtu me ne, prona e Tetarit Kombëtar përbëhej nga dy godina. Dokumentat e transferimit në hipotekë janë në kundërshtim me ligjin, me vendimin i Gjykatës Kushtetuese duhet të ishin në burg, Edi Rama, Aerion Veliaj, Artan Lame, Elva Margariti. I keni parë si flasin minjtë e pusetave që mbrojnë Veliajn, është probnë e bashkisë, nuk është e bashkisë, ajo me vendim të Gjykatës Kushtetuese është pronë e ministrisë së Kulturës, është pronë e gjithë shqiptarëve. Nuk lodhemi. Erion Velaij do e dëmshpërblejë teatrin me çdo gjë që kishte brenda. Ardhja tjetër do të jetë të hënën. KLP thotë se nuk ka kandidaturë tjetër përveç të Arben Krajës, kandidaturat e tjera nuk janë lejuar që të kandidojnë poasi u është bërë presion nga Rama
