Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 19-vjeçari në Vlorë (Emri)

Një 19-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në fshatin Llakatund të Vlorës.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Sebastian Jalla, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se i riu ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania