17 të vrarë në Zaporizhzhia, Zelensky zotohet: Do të mbajnë përgjegjësi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është zotuar se ata që urdhëruan dhe sulmuan në mënyrë “të pamëshirshme” qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia do të mbajnë përgjegjës.
“Zaporozhye përsëri. Sërish sulme të pamëshirshme ndaj civilëve. Në ndërtesat e banimit, pikërisht në mes të natës. Tashmë janë 17 të vdekur. 49 të plagosur në spital, 6 prej tyre fëmijë.
Poshtërsia absolute e të gjithëve. E keqja absolute. Çnjerëzorë dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër dhe nga të gjithë ata që e ndoqën këtë urdhër. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Një domosdoshmëri. Para ligjit dhe para popullit”, shkroi Zelensky.
Ndërkohë ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar fotografi të sulmit me raketa në Zaporizhzhia. Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme ku forcat ruse goditën me raketa zonën e e kontrolluar nga ushtria ukrainase në këtë qytet, duke lënë të vdekur 17 persona.
