LAJM I FUNDIT/ SHOQËROHET në polici Indrit Dokle, lëvizte me një person të shumëkërkuar

Është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Indrit Dokle.
Burime për media bëjnë me dije se Dokle është shoqëruar pasi policia kishte informacion se ai po lëvizte me një person që është i shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për personin me inicale F.M., të shpallur në kërkim nga policia, me të cilin dyshohet se lëvizte dhe Indrit Dokle.
Kujtojmë që Indrit Dokle është një person shumë i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar për disa vrasje. Ai ka marrë edhe denim 16 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Dokle ka tentuar të vrasë edhe Lulzim Berishën, që njihet si truri i bandës së Durrësit.
Krimet për të cilat akuzohet Endrit Dokle, si ‘koka’ e Bandës e Durrësit:
17 tetor 1998 vrasja e Dritan Sallakut në qytetin e Durrësit
29 tetor 1998 vrasjet e Arjan Paja dhe Viron Curri në fshatin Rrashbull të Durrësit
29 tetor 1998 plagosja e Marsel Sotirit si pjesë e bandës së Durrësit
22 gusht 1999 vrasja e Marsel Sotirit në zonën e plazhit në Durrës
9 qershor 2000 ekzekutimi i Dritan Dishës
14 janar 2002 ekzekutimi i Ervin Lame
13 tetor 2005 vrasja e Avni Gashit
30 tetor 2005 vrasja e Ilir Koldashit
Për të gjitha këto krime, Indrit Dokle kishte marrë dënimin e përjetshëm mirëpo më pas u la i lirë pasi kreu ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg
