SPRINT NEWS ALBANIA

PolitikeShkrime

Znj Xhaçka, ky është momenti yt për ta treguar

Fatmir Guda( Ish kryetar i Bashkise Leskovik)
U konsultova me ndërkombëtarët”, Fatmir Guda tregon vendimin e marrë për mandatin: As tundimi e as shantazhi s'më ndalon - Politike
LETER E HAPUR PUBLIKE
PER RIKTHIM TE BASHKISE LESKOVIK
Drejtuar Znj. Olta Xhaçka, deputete e Kolonjës dhe Leskovikut !
Për të mirë të një treve dhe në interes të qytetarëve të po atij treve të vjetër me histori, tradita dhe vlera kulturore, që veç me emrin zulmëmadh Leskovik, i ka bërë jetë e mot nder Shqipërisë në cepin më Jug-Lindor të saj, me qëllimin e madh mbajtjen gjallë të namit të tij të kahershëm, nuk hezitoj aspak të shtrij dorën e bashkëpunimit edhe ndaj jush znj. Deputete, me shpresën dhe dëshirën se do të gjej gjithashtu të njëjtën frymë mirëkuptimi, me qëllim që ju të merrni përsipër ushtrimin e gjithë autoritetit tuaj tek trupa parlamentare e forcës politike, të cilën ju përfaqësoni që të ndikoni për gjetjen e vullnetit të mirë dhe të duhur për rikthimin e Bashkisë Leskovik në hartën territoriale.
Unë dua të mendoj se po ashtu edhe ju jini qëllim-mirë ndaj qytetarëve të asaj krahinë përderisa kini pranuar t’i merrni mbisipër t’i përfaqësoni ata në Kuvendin e Shqipërisë. E pra, sot leskoviqarët kudo ndodhen: në dhe jashtë Leskovikut, brenda dhe jashtë Shqipërisë në çdo skaj të rruzullit, të djathtë e të majtë, me apo pa parti kanë vetëm një interes, dhënien e mundësisë së vetqeverisjes së qytetit e gjithë krahinës së tyre si njësi vendore më vete.
Ndërkaq dua tu bëj me dije se interesi si qytetar i zakonshëm i atij komuniteti më obligon të kapërcej çdo mentalitet të politkës konfliktuale që kundështarin e sheh si armik për vdekje (ndonëse me raste dhe si i tillë sillet) dhe siç e kam shprehur edhe në qëndrimet e mia më të hershme, kur vjen puna për tu pozicionuar në krah të një të mire të përbashkët më të madhe, ofroj maksimumin e vullnetit tim për të shmagur çdo interes politik të momentit.
Si njëri ndër bashkqytetarët e mi, me sinqeritetin absolut, por edhe me përgjegjësinë obliguese ndaj vendit ku kam lerë, do ta vlerësoja jashtë mase çdo predispozimin tuaj për të shprehur konsensus politik ndaj kësaj çështje kaq jetike për atë zonë, e cila sot edhe për këtë shkak po përjeton një moment aspak të dëshirueshëm zhvillimor. Më ndjeni Znj. deputete, pasi në asnjë rast s’dua të bëj politikë apo t’i trajtoj politikisht shkaqet e kësaj gjëndje, pasi qëllimi nuk është të përvetësoj ndonjë meritë, apo të përfitoj individualisht prej rikthimit të bashkisë, por të kontribuoj duke i dhënë zë sa të mundem, me ç’të mundem në bashkpunim me çdo aktor dhe faktor që ka sado pak në dorë për zgjidhjen e shqetësimit bërë publik me anë të kësaj letre të hapur.
Njerëzit e atij vendi duhen motivuar, stimuluar dhe ushqyer me shpresë për të mos i braktisur edhe më shtëpitë e tyre.
Kam patur privilegjin tu marr atyre votëbesimin për tre herë me rradhë, tu shërbej me përkushtim e mirënjohje të përjetshme, ndaj dhe e di shumë mirë e ju flas me siguri të plotë, që po tu jepet kjo mundësi, ashtu siç e kanë ngritur nga hiri pas tre herëve të djegura qytetin e tyre edhe pas këtij momenti të vështirë do të dijnë të nxjerrin në pah shpirtin e pamunguar vital dhe do ta rigjallërojnë tërë atë krahinë plot lavdi.
Arsyet pse Leskoviku duhet të jetë bashki edhe pse dihen nuk po nguroj t’i ribëj edhe njëherë publike:
1. Largësia sfilitëse dhe nëpër një terren të thyer malor për 100 km vajtje-ardhje nga qëndra aktuale e bashkisë Kolonjë, jep kosto financiare për qytetarin.
3. Ekzistenca e të gjitha potencialeve dhe resurseve ekonomike zvillimore për tu vetqeverisur dhe garantuar qytetarëve shërbime me cilësore dhe arsye më shumë për të mos e braktisur vendin e tyre.
4. Rruajtja e traditave historike dhe kulturore që krahina e Leskovikut i ka të spikatuta, këtej dhe andej kufirit të Republikës së Shqipërisë.
Dhe e fundit jo për nga rëndësia,
5. Në respekt të Kushtetutës neni 108, pika 2 e saj, banorët e kësaj krahine referuar edhe eksperiencave të mëparshme unanimisht e dëshirojnë të vetqeverisen në statusin e një njësie vendore më vete.
Dhe çfarë është e rëndësishme për tu theksuar, me të njëjtat kritere rreshtuar më poshtë, prej vitit 2014 disa Njësi Administrative të ngjashme gëzojnë statusin Bashki.
Kurse arsyeja se përse po u drejtohem pikërisht ju Znj.Xhaçka është fare evidente:
Sikundër është bërë publike opozita në draft-raportin e saj përfundimtar në komisionin parlamentar për Reformën Territoriale midis njësive të propozuara ka shprehur dakortësinë që të shtohet edhe Bashkia Leskovik, pra topi me pak fjalë tashmë ka kaluar në fushën e trupës tuaj parlamentare.
Kini rastin Znj. deputete të shfaqni bonsensin tuaj ndaj interesit të banorëve të asaj zone që ju përfaqsoni. Gjithkujt i jepet në jetë mundësia të mbahet mënd diku, dikur për mirë apo për keq.
Ky është momenti JUAJ për ta treguar.
Shpresoj se këtë dorështrirje ndaj jush nuk do ta merrni aspak as për sfidë, as për dobësi, por si një thirrje të sinqertë, pasi që të kërcehet një tango duhen dy vullnete. Njëra palë (opozita) është e gatshme dhe është ngritur më këmbë duke ju zgjatur dorën për konsensus politik. Është rradha tuaj pra të mos e refuzoni!
Kështu që, nëse do dëshironit ta bënit, do t’ju mjaftonte thjesht ta bënit, duke i sugjeruar Kryeministrit tuaj se në rastin e Leskovikut kini vendosur të jini jo aq në krah të propozimit të opozitës, sesa në sintoni të plotë me vullnetin unanim të banorëve të asaj zone.
Në përfundim s’mund të rri pa ju sjellë në vëmëndje, se të zgjedhësh t’i përgjigjesh pozitivisht një shqetësimi kaq të ndjeshëm për të sotmen dhe të ardhmen e kësaj treve nuk është aspak dobësi, por shfaqje përgjegjshmërie qytetare në përmbushje të detyrimit karshi interesit të komunitetit që me dorën mbi kushtetutë je betuar ta mbrosh dhe përfaqësosh.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?