Reagon këngëtari i “Qejf o qejf o qerrata”

Aktualitet Te tjera

Në sistemin MEMEX të publikuar nga hakerat iranianë, rezultoi emri dhe fotoja e këngëtarit të muzikës popullore Spartak Xhaferraj. Xhaferraj është i njohur për këngën “Qejf o qejf o qerrata”.

Ai ka folur rreth kësaj situatë në “ABC e Mëngjesit”, ku edhe ka treguar se në momentin kur doli lajmi u komunikua nga shumë persona dhe kjo ngjalli shqetësim tek ai.

Xhaferraj zbuloi se në polici është shoqëruar dy herë, për ndërtim pa leje si çdo shqiptar dhe për një aksident që fatmirësisht nuk ka rezultuar fatal.

Po ashtu ai theksoi se vjen nga një familje e thjesht dhe për lajmet që kanë qarkulluar do të hedhë në gjyq portalet.

 

 

“Lajmin ma treguan miqtë, shokët, ma dërgonin. Se kuptoja se ca po ndodhte, vetëm kur pash lajmet që nuk isha vetëm unë. Ishte Spiropali, Gjuzi dhe të tjerë. Si të gjithë shqiptarët, nuk është turp që të shoqërosh për një ndërtim pa leje, apo për një aksident. Unë po vras mendjen si të marr ndonjë lekë me këtë rast se jam çik keq nga ekonomia. Mendoj se nga ana ligjore më detyrohen, do t’i hedh në gjyq, se ta japin lajmin, po jo ta deformojnë. Unë rrjedh nga një familje e thjeshtë, që ka punuar në kooperativë, në një fshat të Përmetit. Edhe unë kam emigruar në Greqi, kam një jetë të thjeshtë. Kam krijuar familje, kam dy fëmijë dhe vitet e fundit kam pasur probleme shëndetësore, konkretisht me zemrën. Fëmijët nga një anë habiteshin, nga ana tjetër thoshin: ‘Babi mos u mërzit’”, u shpreh ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?