Reforma Territoriale, Alibeaj dhe Çupi takohen sot me Yuri Kim

Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë një takim sot në orën 12:00 me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupin dhe disa deputetë të tjerë në kuadër të Reformës Territoriale.

Të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë.

Ekspertët e Partisë Demokratike kanë prezantuar zyrtarisht raportin final, ku kanë propozuar për shtimin e 31 bashkive (në total 94, nga 61 që janë aktualisht) në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone.

Sipas propozimit, në qarkun Berat shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në  qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja. Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. I pandryshuar mbetet qarku i Gjirokastrës dhe Shkodra, vendim të cilin e argumentojnë si dëshirë të qytetarëve.

Vetë socialistët ende nuk kanë bërë propozim për ndarjen e re të vendit, të cilin gjithsesi do ta prezantojnë javën e ardhshme, por për ta kurrsesi nuk mund të ketë një shtim kaq të lartë të numrit të bashkive sa propozon opozita.

Burimi: MCNTV

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?