Tifozat Kuq e Zi mesazh lojtarëve të Kombëtares

Sport

Kombëtarja shqiptare po kalon një periudhë të vështirë. Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht në këtë edicion të Nations League, duke u renditur në vendin e 3-të.

Në sfidën e fundit, tifozët, të zemëruar me të drejtë, nuk pranuan duartrokitjet e lojtarëve në fundin e sfidës me Islandën (1-1), duke iu përgjigjur atyre thjeshtë me vërshëllima.

Tifozat Kuq e Zi kanë bërë sot një postim në rrjetet sociale ku u bëjnë të qartë futbollistëve se situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptojnë se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

“Tifozat Kuq e Zi kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!
Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim.
Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi.
Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund të tregoni cilësitë tuaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!
Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.
Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!
E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë!”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?