Mblidhet Këshilli Kombëtar, Berisha: Do miratojmë rregulla për zhvillimin e primareve

Politike

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se kjo mbledhje e ditës së sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së vjen në vazhdë e mbledhjes së zhvilluar pak ditë më parë në selinë blu, por që në atë takim shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD vendosën që ta shtynin mbledhjen pasi anëtarët kërkuan të njiheshin me dokumentin që kishte ardhur për mënyrën se si do të zhvilloheshin primaret në PD.

“Në dokumentin e ardhur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe i propozuar më pas dhe në Këshillin Kombëtar të PD-së, thuhet se përveç anëtarëve të PD-së në të do të votonin dhe simpatizantë të cilët mund të ishin jo me teserë të PD-së. Nga ana tjetër anëtarët kërkuan që të njiheshin me dokumentin.

Ditën e sotme përveç një fjalimi të z. Berisha, do të ketë diskutime nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së të cilët kanë depozituar pranë sekretarisë ndryshimet të mundshme sa i përket mënyrës se si do të zhvillohen primaret në PD. Janë propozuar ndryshime që lidhen me mënyrën e funksionimit, ligjin e brendshëm për mënyrën se si do të funksionojnë primaret në PD. Është hedhur një propozim tjetër, i cili do të thotë hapje totale e primareve të PD, që do të thotë se këto primare nuk do të zhvillohen vetëm brenda anëtarëve të PD-së, por edhe më gjerë. Çdo qytetar që dëshiron të votojë për një nga kandidatët e PD për ta çuar në zgjedhjet lokale, mund ta bëjë. Kjo është parë si një mënyrë e re për hapjen e PD”, raportoi gazetari Stafa.

 

 

Sot pritet të marrë udhë mënyra se do përzgjidhen kandidatët në primare për zgjedhjet vendore. Mbetet për t’u parë nëse do merren parasysh kërkesat e aleatëve që për zgjedhjet lokale opozita të dalë me një kandidat të vetëm dhe kjo të dalë nga primaret ose sondazhet. Por ideja e sondazheve nuk është përmendur në PD, ndaj mbeten vetëm primaret. Nuk dihet nëse në këto primare do ketë emra nga aleatët.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?