Sekuestrohet 1 kg kokainë në Maminas, arrestohen 2 persona (Emrat)

Aktualitet

Sekuestrohet rreth 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “White pack”.

Vihen në pranga 2 bashkëpunëtorë, shpallet në kërkim 23-vjeçari që do të merrte pakon me lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “White pack”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sokol Gjeci, 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenaj, 42 vjeç, banues në Shijak.

 

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar S. Gj. dhe A. C., duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?