Rama: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor

Aktualitet Politike

Ndërsa dje bëri publik vendimin për mos hyrjen në fuqi të fashës 800 KW, ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, kryeministri Rama bëri me dije se fasha do të vendoset në nëntor.

Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish.

Rama: Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme. Sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?