Aktualitet

Shqiptari shpëton të riun që po rrihej nga 20 persona, të cilit i vunë flakën më pas

Një shqiptar në Zvicër ka shpëtuar një djalë pasi 20 veta e rrahën dhe i vunë flakën.

Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, ndërsa pas skenës që pa, Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut ndërhyri duke shpëtuar djalin nga flakët.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri agresorët dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.

Shqiptari hero: Shpëton të riun që po rrihej nga 20 persona,

Shqiptari kishte shkuar për një vizitë tek të afërmit e tij, ndërkohë që nuk ia priste mendja të shihte një skenë të tillë dhune.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.

Ndërkohë viktima u dërgua në spital me djegie dhe mavijosje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania