AMA thirrje mediave: Mos publikoni të dhënat e nxjerrë nga hakerat, cënojnë sigurinë kombëtare

Aktualitet

Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediave të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në publikimin e të dhënave sensitive të nxjerra në publik nga hakerat që kanë goditur sistemin TIMS.

AMA thekson se mes informacioneve që po shpërndahen ka edhe të dhëna që lidhen me sekrete hetimore deri në elementë të cenimit të sigurisë kombëtare, duke iu referuar këto prokurorisë që po heton rastet.

Deklarata e plotë:

OSHMA-të përgjegjësi profesionale në raport me sigurinë kombëtare

AMA ka identifikuar se së fundmi në programet audiovizive informative po zënë vend dhe publikime të të dhënave që janë siguruar nga hakerimi në sistemet e teknologjisë së informacionit të disa prej institucioneve publike.

Mes informacioneve që po shpërndahen ka dhe të dhëna sensitive, që lidhen me sekrete hetimore nga institucionet dhe agjencitë e rendit dhe sigurisë publike, deri dhe dokumente me elementë të cënimit të sigurisë kombëtare, sipas përfaqësuesve të prokurorisë që po hetojnë rastet.

Duke respektuar standardin e veprimtarisë së lirë audiovizive, apo të pavarësisë editoriale në hartimin dhe prodhimin e katalogëve të programeve nga subjektet e licencuara, AMA, ka pritmëri që redaksitë të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare.

Fakt është një pjesë e OSHMA-ve nuk kanë preferuar të publikojnë të dhënat sensitive me elementë të cënimit të sigurisë kombëtare, duke respektuar kështu dhe kërkesat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës dhe duke mos rënë pre e synimeve të sulmuesve kibernetikë, ndërkohë që bëjmë apel dhe kërkojmë që dhe nga OSHMA të tjera të evitohen publikimet e përmbajtjeve që pengojnë dhe dekonspirojnë hetimin e organit procedues.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?