Bota

Moment i frikshëm! Akrobatja e cirkut rrëzohet gjatë performancës

KAON

Një akrobate cirku është rrëzuar gjatë një akrobacie në unazën e cirkut para qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin e tmerrshëm kur 26-vjeçarja Tatyana Zolotukhina rrëzohet ndërsa po performonte me bashkëshortin e saj Sergey Zolotukhin, 34 vjeç.

Akrobatja e cirkut nuk arriti ta kapte dorën e tij dhe u rrëzua duke u përplasur në tokë gjatë një shfaqjeje në Rusi.

Publiku nisi të bërtiste nga frika, ndërkohë që burri i akrobates nxitoi ta ndihmonte përpara se ta largonte nga skena me stafin e mjekëve.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua disa analizave dhe skanerave. Ajo theu vetëm kyçin e dorës por kishte frikë nga një thyerje e shtyllës kurrizore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?