Aktualitet

Jep dorëheqje sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme

Ka dhënë dorëheqje nga detyra, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se shkak i largimit është bërë debati për aktin normativ për ndërtimet pa leje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Pici është larguar nga detyra për arsyje të saj personale.

Mirëpo kjo dorëheqje vjen në një kohë kur ka pasur debate për aktin normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Kujtojmë që Elena Pici është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në datë 18 Shtator 2020, pas rreth dy vitesh ajo ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania